Skandal/ Messi merr “Topin e Artë”

Lionel Messi ka fituar “Topin e Artë”, duke shkuar në shtatë trofe, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 5 të tillë.

Në finale Messi mposhti konkurrencën e Lewandowskit i cili ka bërë një super performancë këto 2 vite.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Por ajo çka ka habitur, ishte deklarata e argjentinasit në momentin e marrjes së çmimit ku tregoi përulësi ndaj rivalit direkt Robert Levandovski duke u shprehur:

‘’Levandovski e meritoi ta fitonte Topin e Artë këtë vit, por kombëtarja ka peshuar shumë në këtë çmim. Shpresoj ta fitojë vitin tjetër’’.
Lojtari i ri më i mirë me trofeun Copa u shpall Pedri i Barcelonës, ndërsa sulmuesi më i mirë padyshim që çmimin e mori Robert Leëandoëski.

Portieri më i mirë, ndryshe trofeu “Lev Yashin” shkoi për Gigi Donnarumman, që u shpall lojtari më i mirë i Evropianit. Skuadra më e mirë u vlerësua Chelsea, që fitoi Champions League, ndërsa “Topi i Artë” pë femra shkoi për mesfushoren e Barcelonës, Alexa Putellas.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group