Reshje shiu në të gjithë vendin, në këto zona pasdite nis dëbora

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së shtunë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu, edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiu ku në skajin verior dhe verilindor do ketë shfaqe të reshjeve të dëborës.

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten lehtë në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C ndërsa mesdita deri në 19°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga sërish drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Dita nis me vranësira të shpeshta, të cilat gjenerojnë reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore në republikën e Kosovës. Më të dukshme reshjet e dëborës do jenë në veri-verilindje të saj. Parashikohet që pas mesditës të ketë intervale me kthjellime edhe pse moti i paqëndrueshëm mbetet prezent.

Mbetet edhe dita e shtunë me vranësira të dendura, reshje shiu e dëbore në republikën e MV. gjatë mesditës dhe pasdites herë pas herë do ketë pauz të reshjeve. Parashikohet që edhe nata të vijojë me vranësira dhe shira të përkohshëm.

Mbetet me mot të kthjellët Vetëm Gadishulli Iberik. NDERSA gjithë pjesa tjetër e kontinetit Europian është përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje me intesitet të lartë në Brigjet e Italisë dhe veri të Adriatikut. Po ashtu problematike vijon situata për shkak të ngricave dhe dëborës në Europën Lindore dhe Veriore.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group