Rrjeti e kryqëzoi, Graniti për Fifin: Jam me ty deri në frymën e fundit

Shumë personazhe të njohur të ekranit kanë nisur që të bëjnë postime në rrjetet sociale, ku i dalin në mbështetje këngëtares së njohur, Fifi, e cila prej disa javësh është brenda “Big Brother VIP”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo ka pasur disa momente aspak të këndshme. E fundit ishte në spektaklin e mbrëmjes së martës, ku teksa po debatonte me opinionisten, Balina Bodinaku, Fifit i ra të fikët.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Pasi e mori vetën, fillimisht këngëtarja vendosi që të dilte nga shtëpia, por pasi u qetësua u shpreh se do të rrinte e të vazhdonte lojën e saj në BB VIP.

Ndërkohë ish-banori, Granit Cana, ka shprehur mbështetjen e tij për Fifin, duke bërë një postim në “Instastory”-n e tij.

Ish-futbollisti ka publikuar një video ku shfaqet Fifi duke folur për të dhe dëgjohet duke thënë: “Ai më nxirrte anën pozitive shumë, edhe ajo anë pozitive mua po më mungon”.

Bashkëngjitur me këto pamje, Graniti shkruan se do të qëndrojë pranë saj në të mirë dhe në të keq.

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështira”, u shpreh Cana.

Ndërkohë kujtojmë se Fifi dhe Graniti kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar e po ashtu edhe për ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.

Edhe pse u pa pëlqim mes tyre dhe publiku i donte çift, ata thanë se do të jenë vetëm miq të mirë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group