Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, prindër për herë të parë/ Moderatorja sjell në jetë një vajzë

Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë.

Mësohet se çifti ka mirëpritur në jetën e tyre një vajzë.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Lajmi është bërë i ditur nga motra e Marinës, Luana teksa ka publikuar një status në Instastory, ku shkruante “Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond kishte zgjedhur ngjyrën rozë, duke nënkuptuar kështu edhe gjininë e bebes.

Kujtojmë se Marina zbuloi se është në pritje të ëmbël në fund të muajit gusht, pas katër vitesh martesë me këngëtarin.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!”, shkroi në atë kohë Marina krahas fotove.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group