I ra të fikët gjatë spektaklit, Fifi tregon çfarë do të bëjë kur të dalë jashtë

Fifi është përfolur shumë dy ditët e fundit, pasi i ra të fikët gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku pati një debat me opinionisten Balina Bodinaku. Ajo u ndje keq pasi Balina i tha se po ndërhynte mes Pajtimit dhe Sarës për të marrë vëmendje dhe papritur ra në tokë.

Fifi ka folur sot me Semin për gjendjen e saj dhe kjo e fundit e ka qetësur duke i thënë se është e gjitha një gjendje emocionale dhe nuk ka lidhje me sëmundjet mendore. Ndërkohë, Fifi ka treguar se kur të dalë jashtë shtëpisë do të nisë konsultat.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Pjesë nga biseda:
Fifi: Pasi të dal prej këtu unë do filloj të bëj konsulta, si i kam bërë. Unë nisa para dy viteve të bëja, me nusen e Elvis Pupës.
Semi: Çfarë, terapi?
Fifi: Ehe

Semi: Ca terapie? Me psikologë gjithë kohës?
Fifi: Po iku në Amerikë ajo. E di sa shumë më ka ndihmuar, po iku.
Semi: Jam e shqetësuar për ty.
Fifi: Pse?
Semi: Jam, shumë e shqetësuar.
Fifi: Është thjesht akumulim shpirt.

Në mbështetje të Fifit kanë dalë shumë personazhe të njohur, duke filluar që nga Flori Mumajesi. Po ashtu Graniti ka dalë në mbështetje të saj, duke u shprehu se do jetë me të deri në frymën e fundit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group