Ministrja më në fund gjen kohë/ Ngushëllon familjen e Mateos 9 ditë pas ngjarjes makabre

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur nga Korça 9 ditë pas vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga 38-vjeçari Klodian Çalamani.

E pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë për të dhënë një shpjegim për rastin, pasi e shmangu herën e kaluar kur e pyetën gazetarët.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Ajo vendosi të flasi sot, duke përgatitur veten për “fljalimin” e saj ngushëllues. Ajo sot tha se uron që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes pas më shumë se një jave.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do te thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, u shpreh Muzhaqi nga Korça.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group