Alibeaj publikon videon: Gjylameti dekonspiron planin e tubimit Rama-Berisha-Meta me 11 dhjetor

Nënkryetari i PD Enkelej Alibeaj ka reaguar pas debatit me deputeten e PS Blerina Gjylameti e cila kjo e fundit në mbledhjen e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit u shpreh se data 11 dhjetor do ta përcaktojë nëse do të vazhdojë të jetë apo jo kryetar.

Alibeaj shkruan se Gjylameti po dekonspiron aleancën e interesave personale por sipas tij askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa pesonale. 

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

 

“Me e qartë se kurrë, tubimi Rama-Berisha-Meta i planifikuar për datën 11. Tani ka nisur ti caktojë dhe drejtuesit e foltores. Gjylameti dekonspiron aleancën e interesave personale. Askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa pesonale!”- shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group