Tragjike, 45 viktima! Shkrumbohet autobusi maqedonas, FOTO nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Bullgari, ku një autobus me targa nga Maqedonia e Veriut është shkrumbuar në Strumë. Si pasojë kanë ndërruar jetë 45 persona dhe 7 të tjerë janë lënduar.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe pamjet e para nga autobusi i shkrumbuar në një autostradë në Bullgari.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Nga pamjet shihet sesi autobusi në të cilin udhëtonin 52 qytetarë është shkrumbuar plotësisht, duke marrë jetën edhe 12 fëmijëve që ishin pasagjerë.

Ndërkohë një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është e stabilizuar.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e ministrisë bullgare.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group