“Të mban peng Edi Rama me ‘Toyota Yaris”/ Basha i përgjigjet Berishës: Keqardhje sa poshtë ka rënë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha se Rama e mban peng me çështjen e “Toyota Yaris”.

Me një reagim në Twiter, Basha shkruan se ndjen keqardhje ta shohë Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

 

Sipas Bashës asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”- shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group