Agron Shehaj flet pas verifikimit të firmave: Kuvendi i 11 dhjetorit legjitim, do të marr pjesë

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka deklaruar për mediat në përfundim të procesit të verifikimit të firmave të delegatëve të njësive 5 dhe 7 në Tiranë se formularët janë të saktë. 

 

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Ai tha se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim dhe ai do të marrë pjesë. Shehaj saktësoi se mbi 58% e delegatëve të degës 5 dhe 56% e atyre të degës 7, kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

 

“Më shumë se 56 % e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin në datën 11 dhjetor. Kuvendi i datës 11 është legjitim dhe jam i detyruar të shkoj pasi demoraktët e kanë thirrur dhe unë do shkoj sipas kërkesës së tyre. Në lidhje me deklaratat e PD se Shehaj e ka bërë për shoë këtë veprim, deputeti iu përgjigj se kush ka nevojë për të vërtetën të shkojë dhe ti verifikojë siç bëri ai.

 Nuk kam asnjë koment për këto deklarata pasi vendosa të shkoj ti verifikojë firmat për të parë nëse janë të vërteta dhe ashtu dolën. Secili bën punën e vetë kush do të vërtetëtn le të vijë dhe të verifikojë firmat siç bëra unë. E verifikova vetë që numrat dhe firmat për të thirrur Kuvendin në 11 dhjetor janë më shumë se 98% e delegatëve, kështu që jam i detyruar të shkoj”, u shpreh deputeti Agron Shehaj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group