Sherr i rëndë mes vëllezërve në Fier, njëri e pret me…

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes 2 vëllezërve në Fier ditën e sotme, ku gjatë përplasjes njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me mjet prerës, tip kosore.

45 vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.

Ende nuk dihen detaje se përse ka nisur sherri mes tyre, ndërsa hetimet pritet të zbardhin ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group