“Gjaku nuk qarkullonte, sepse…”/ 21-vjeçarja rrezikoi të humbiste shikimin pasi fryu buzët: Nuk e ndjeja fytyrën (FOTO)

Një 21-vjeçare është tmerruar kur ka parë buzët e saj të ënjtura dhe të mavijosura në pasqyrë, pas ndërhyrjes që bëri në to. Amy Wiseman shpenzoi 70 paund për të fryrë buzët muajin e kaluar, por ajo nuk e dinte aspak se çfarë e priste brenda 24 orëve.

E reja ka treguar se estetistja, tek e cila kishte qenë më parë, e qetësoi duke i thënë se nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar, shkruan “The Sun”. Por ajo vendosi që t’i bëjë një foto vetes dhe t’ia dërgojë një kirurgu plastik.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Ky i fundit i ka sqaruar se ka mundësi që gjatë procesit të injeksionit qarkullimi i gjakut në buzët e saj të jetë ndërprerë. Kjo sepse mbushësi i buzëve kishte bllokuar venat.

Si pasojë, nëse mbushësi nuk shpërbëhej brenda 24 orëve, ajo humbiste shikimin dhe ndjeshmërinë e fytyrës.

“Isha e tronditur kur më thanë se mund të humbisja shikimin. Nuk e dija se çfarë po ndodhte, nuk e dija nëse buzët e mia do të dëmtoheshin përgjithmonë. Gjaku nuk qarkullonte, sepse mbushësi bllokoi arterien. Më thanë se nëse nuk do ta shpërbëja mbushësin brenda 24 orëve, atëherë do të humbisja shikimin”, ka rrëfyer 21-vjeçarja.

Fatmirësisht e reja e vuri re në kohë problemin e saj, ndryshe do të kishte nevojë për një transplantim lëkure për të shpëtuar fytyrën e saj.


Sipas “The Sun”, mbushësi u shpërbë nga një mjek të nesërmen. Amy kishte 0.5 ml të injektuar, por e vuri re se diçka nuk ishte në rregull, sepse kishte që në moshën 17-vjeçare që bënte ndërhyrje të tilla.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group