Berisha: Pengu sikur ka studiuar në Korenë e Veriut e jo në Holandë

Sali Berisha, postoi sot një video nga Foltorja e djeshme në Berat.

Përpara demokratëve, Berisha komentoi përjashtimet që po bën Lulzim Basha në PD. Sipas Berishës, Basha sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut e jo në Holandë.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“Një bisedë të shkurtër me të gjithë ata që sot nuk janë në këtë sallë, ose e konsiderojnë veten si mbështetës të Bashës: U them këtu që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron në karrierën e tij politike 4 humbje me radhë, që ka dorëzuar beteja të pabëra, ai duhet të hapë rrugën, ai nuk premton asgjë përveçse disfata.
Miqtë e mi, ne na kujtohet se sekretarët e parë të rretheve nuk i zgjidhnin anëtarët e partisë, por i emëronte Byroja Politike, kurse ne në PD i zgjedhim vetë kryetarët. Nuk i zgjedh Tirana. Por si të thotë mendja se mund të heqësh kryetarin e Fierit dhe të komandosh kryetarin e Mallakastrës? Nuk mund të bëhet kurrë kjo. Ata janë njerëz të ardhur me votë. Nëse formularin për mbledhjen e Kuvendit e kanë firmosur 500 delegatë, kryetari thjesht ka zbatuar vullnetin e tyre, kurse ti hakmerresh në mënyrë primitive,” tha Berisha.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group