Protestuesit bllokojë autostradën Lushnje-Fier, Korreshi: Kurseni ndonjë biftek tek Nusreti

Banorët e Divjakës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm sërish autostradën Lushnje-Fier. Ata kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike tek “Pushimi i shoferit”.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi shprehet se ky akt ka krijuar kosto për 80 mijë banorë.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“Kurseni ndonjë biftek tek Nusreti e çlirojeni nga kjo barrë këtë komunitet,” shkruan mes të tjerash deputeti.
Postimi i plotë:
Zemerimi qytetar per mbylljen e rruges te pushimi i shoferit.
Nje akt i cili vetem ka krijuar kosto per 80 mije banore.
I drejtohem Ministres se transportit te nderhyje menjehere per zgjidhjen perfundimtare te kesaj situate duke perfunduar mbikalimin ne kete aks.
Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytezuar se i mungon lidhja me rrugen.
Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e clirojeni nga kjo barre kete komunitet.
Hidhi syte edhe nga Lushnja leri urbanet e Tiranes te meret Lali Euri.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group