Aktorja argjentinase jep versionin e saj, kërcënon Icardin: Prapa nesh ekziston një histori shumë më e madhe…

Deri tani, Maria Eugenia Suarez, e njohur nga të gjithë si “Kina”, kishte heshtur. Kjo është aktorja dhe modelja argjentinase, e cituar nga Wanda Nara si kurva, e cila kishte ndërhyrë në martesën e saj me Mauro Icardi, duke nisur të shtunën e kaluar një dramë ndjenjash, por dhe telenovelë tejet të ndjekur mediatike.

Ndërkohë, postimet e fundit të futbollistit duan t’i tregojnë botës se është falur përmes heshtjes krenare të nënës së dy vajzave të tij. Heshtja u prish gjatë natës, pasi “molla e sherrit” ka bërë deklarata jo pak shqetësuese për Icardi.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“Kina” flet dhe e bën këtë në një mënyrë të rrëmbyeshme, me tregime të shumta në Instagram, në të cilat ajo tërheq për vete një rol të ndryshëm nga ai i magjisë joshëse, vjedhjes së bashkëshortëve të grave të tjera, rol për të cilin, për më tepër, ka një CV të pasur; deri në atë pikë sa në Argjentinë i atribuojnë një sindromë që e çon në kërkimin e vazhdueshëm të dashurisë te burrat e martuar. 29-vjeçarja rishkruan tërësisht skenarin e historisë, duke i atribuar Icardit pjesën e “mashkullit grabitqar”, me viktimën e tij, që iu besoi gënjeshtrave të burrave, edhe një herë.

“Unë po e shkruaj këtë letër për të larguar zhurmën e jashtme të gënjeshtrave, keqtrajtimit dhe shikimeve që synojnë të ndërtojnë histori të manipuluara në mënyrë që të jem, edhe një herë, targeti i dhunës nga media. Kam qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë për arsye të ndryshme. Kryesorja është frika dhe mungesa e përvojës, nuk dija si t’i vendosja një emër nivelit të gënjeshtrave dhe mizorive që thuhen minutë pas minute në television dhe portale”.

Më tej, “Kina” akuzon Icardin se ka qenë nxitësi kryesor i historisë: “Ajo që po ndodh sot ka një histori shumë më të madhe dhe më të thellë pas, me të cilën shumë gra do të identifikoheshin me siguri. Janë fjalë, të cilave iu kam besuar gjithmonë: se ata ishin ndarë, ose ishin duke u ndarë. Në këtë situatë ndiej se po jetoj në një ‘déjà vu’ djallëzore, ku paguaj edhe një herë me reputacionin tim çështje që janë domeni personal i çdo gruaje. Përsëritje e ngjarjeve që zbulon papërvojën time dhe mbi të gjitha besueshmërinëe thellë që iu dhashë këtyre njerëzve, të cilët më pas heshtën, duke i lënë ujqërit të më hanë mua”.

Kjo e fundit është një referencë për marrëdhënien e saj të mëparshme me një aktor të mirënjohur kilian, e përfolur në mënyrë të barabartë në Amerikën e Jugut për shkak se kishte ndodhur me një skenar të ngjashëm të trekëndëshit të dashurisë.

Me pak fjalë, aktorja argjentinase e bën të qartë se historia nuk është e kufizuar në disa mesazhe dhe disa fotografi të shkëmbyera në telefonat inteligjentë, por se me Icardi kishte një histori shumë më të fortë. Mbi të gjitha ajo shpjegon se sulmuesi i PSG i kishte thënë se martesa e tij me Wanda ishte në krizë, por nuk i qëndroi deri në fund:

“Ajo që ndodhi është një situatë që s’e fillova unë, nuk e provokova dhe as e inkurajova. Pesha e asaj se si jam gjykuar është krejtësisht asimetrike. Nuk jam kurrsesi unë që këmbëngula dhe e shkaktova këtë situatë. Supozoj se për shkak të papërvojës sime, do të më duhet të mësoj shumë tani e tutje, por nuk do të marr qëndrimet e ‘pushtuesve të zemrave’ dhe më pas dinë të fshihen mirë ”.

Fjalë të ashpra kundër Icardi, i akuzuar troç se ka qenë joshes, se përdori të gjitha armët në dispozicion për të rrëzuar rezistencën e një gruaje që i besoi verbërisht. Sa i përket faktit se tani, Mauro dhe Wanda nuk e ndjekin më atë në rrjetet sociale dhe në përgjithësi ua kanë kthyer shpinën të gjithëve virtualisht në këtë moment, “Kina” ka një mesazh të fundit: “Për të gjithë ata që ‘fshijnë’ njerëzit, a ndiheni të sigurt se jeni në gjendje ta bëni këtë?”

Një lumë i përmbytur, të cilit Wanda Nara iu përgjigj pas më pak se një ore, me një “story” në Instagram, në të cilën ajo postoi një kolazh fotografish, që e përshkruanin të dashuruar me Icardi, duke specifikuar se ato janë “foto të publikuara në 3 muajt e fundit”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group