Kodi i fshehtë i ngjyrës së syve – Çfarë thotë për personalitetin dhe shëndetin tuaj

Ja disa fakte interesante, që tregojnë ndikimin e ngjyrës së syve në personalitetin tonë në bazë të disa studimeve:

Sytë e kaltër

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Njerëzit që kanë sytë e kaltër janë të lumtur për faktin se ngjyra e tyre është shumë e dëshirueshme dhe shpesh lidhet me një pamje më rinore. Është thënë se njerëzit me sy të kaltër kanë më shumë tendenca për lidhje afatgjata. Ata janë të bukur, të qetë, të mirë dhe të mençur. Sidomos ata që kanë ngjyrë të kaltër më të errët janë njerëz shpirtërorë, të cilët posedojnë edhe një fuqi të observimit të mirë.

Sytë e kafenjtë

Kjo ngjyrë e syve është më e zakonshme dhe njerëzit që e kanë këtë ngjyrë, konsiderohen atraktivë me vetëbesim dhe të admirueshëm. Ata janë njerëz të pavarur, të cilëve u pëlqen të bëjnë miq, janë të sjellshëm dhe të kujdesshëm. Ata mund t’i argëtojnë njerëzit dhe t’i bëjnë ata të qeshin. Por kanë një natyrë të dashur dhe janë shumë të afërt me familjen.

Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e njerëzve me sy të kafenjtë është se ata kanë shumë vetëbesim, janë persona të vendosur dhe të besueshëm. Ata janë adhurues të natyrës, janë shumë shpirtërorë dhe mund të jenë shumë kokëfortë nganjëherë.

Sytë e zinj

Njerëzit që kanë sy të zinj zakonisht konsiderohen të besueshëm dhe të përgjegjshëm. Atyre nuk u pëlqen të flasin shumë për veten dhe njihen si persona të fortë shpirtërisht. Prandaj edhe mendohet se janë njerëzit me më së shumti sekrete.

Sidoqoftë ata janë edhe shumë të pasionuar dhe të gjallë. Ata nuk i lënë miqtë e tyre në nevojë vetëm. Janë optimistë dhe nuk ndalen, kur kanë diçka për të dëshmuar. Madje dinë se si t’ua dëshmojnë vlerën e tyre të tjerëve.

Sytë e larmë

Njerëzit me sy të larmë zakonisht janë elegantë. Ata janë njerëz të pavarur dhe kurajoz, të cilëve u pëlqen diversiteti dhe nuk hezitojnë të provojnë gjëra të reja. Ata i pranojnë sfidat me plot vullnet. Shumica prej tyre janë njerëz spontanë dhe argëtues.

Sytë e gjelbër

Sytë e gjelbër konsiderohen si sytë më misteriozë. Njerëzit me sy të gjelbër janë kureshtarë nga natyra dhe janë shumë inteligjentë.

Ata kalojnë mirë në lidhjet e tyre dhe janë njerëz të pasionuar. Kanë një vullnet të madh për jetën dhe dëshirojnë që të jetojnë çdo moment si duhet. Xhelozia është një faktor që zakonisht bën pjesë në mesin e tipareve negative të personalitetit të tyre.

Sytë e hirtë

Është vërtetuar se njerëzit me sy të hirtë janë të mençur dhe të ndjeshëm e më pak agresivë nga të gjithë. Ata janë të njohur për ndjeshmërinë, fleksibilitetin, qëndrimin e fortë dhe fuqinë e brendshme. Ata kanë një stil të mendimit analitik dhe janë racionalë e të qartë në mendimet e tyre.

Por çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj!

Siç i njohim të gjithë, sytë janë pasqyra e shpirtit, ata arrijnë që të tregojë ndjenjat tona, por jo të gjithë e dinë se ata mund të thonë shumë lidhur me gjendjen e shëndetit tonë.

Në lidhje me ngjyrat që i karakterizon janë dhe tiparet që nxjerrin në pah për shëndetin. Ja çfarë tregojnë sytë në bazë të ngjyrës:

Sytë kafe

Kjo është një ngjyrë që krijon një mbrojtës për sytë nga rrezet ultravjollcë. Personat me një ngjyrë të tillë sysh janë më pak të rrezikuar që të preken nga kanceri i lëkurës dhe i kataraktit.

Kafe e çelët si lajthi

Sytë me këtë ngjyrë tregojnë një ndjeshmëri më të madhe nga dhimbja dhe ankthi, në raport me ata persona që kanë sy më të errët. Veçanërisht femrat me këtë ngjyrë të irisit, kanë më shumë mundësi që të kenë një lindje të dhimbshme.

Sytë jeshil

Personat të cilët kanë ngjyrën e syve jeshile, janë njerëz të cilët e përballojnë më mirë dhimbjen dhe nuk vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Por e keqja e tyre është se sytë me këtë ngjyrë nuk janë të mbrojtur nga rrezet ultravjollcë.

Sytë blu

Njerëzit me sy blu kanë të njëjtat karakteristika si ata me sy jeshil. Ndër të tjera kanë më shumë tendencë për të vuajtur nga probleme me alkoolizmin.

Sytë e kuq

Kushdo nga ne herë pas here i ka sytë e kuq. Shkaqet për diçka të tillë mund të jenë prej thatësirës së tyre, alergjive apo ekspozimit ndaj pluhurit. Kur sytë skuqen vazhdimisht, ju mund të jeni më të ekspozuar nga depresioni dhe nga infeksioni i venave të gjakut.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group