Zbulohet filmi i ri ku do të shohim Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën

Pas “2 Gisht Mjaltë”, “I Love Tropoja” dhe serialit “H.O.T”, Ermali ka në tavolinë edhe tre projekte të tjera.

I ftuar në “Jo vetëm modë”, Ermali zbuloi se nga 3 filmat, njëri prej tyre është “2 gisht mjaltë 2”, që do të rikthejë në ekran si aktore Elvana Gjatën.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Tani që po flasim, unë kam tre projekte në tavolinë të cilat i kam pothuajse të zgjedhura në nivel produksioni. Tre filmat që po presin, njëri është “2 Gisht Mjaltë 2”.

Padyshim që do rikthehet Elvana. Fatkeqësia është që nuk do të kthehet më Koço Devole, i cili ishte babai i Elvanës në film dhe neve do duhet të ndryshojë skenarin, por sidoqoftë do ta kemi në një formë Koçon.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group