Kokën e mbështjellë me qese! Detaje të tjera si u qëllua 4 herë me plumba, Alban Semaku

Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes ishte viktima e ditës së djeshme trupi i cili u gjet i pajetë në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen “Çezma”.

Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 38-vjeçarit nga Lushnja, Alban Semaku, i cili u gjet i pajetë në pranë lumit Shkumbin në Peqin. Mësohet se në trupin e anëtarit të bandës së Lushnjes janë gjetur katër predha plumbash, një në kokë dhe 3 në shpinë, të cilat po dyshohet se 38-vjeçari është qëlluar me një pistoletë të kalibrit 9mm.

38-vjeçari ka marrë një plumb nga pjesa e pasme e kokës, që më pas i ka dalë nga syri i djathtë. Ndërkohë që kokën ia kishin mbështjellë me një qese të zezë. Paraprakisht dyshohet se viktima ishte marrë peng, torturuar, vrarë dhe më pas hedhur pranë lumit.

Kush ishte Alban Semaku, i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 ai është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group