I akuzuar për prostitucion dhe i arrestuar, ja sa vota mori ish-banori i “Big Brother” në zgjedhjet në Kosovë

Pak muaj më parë të gjithë u habitën kur Kreshnik Husaj deklaroi se do të kandidonte për kryetar të Pejës, për Partinë Demokratike të Unitetit. Lajmin e bëri të ditur vetë ish-konkurrenti i “Big Brother”, i njohur ndryshe si Kika.

E tashmë që zgjedhjet u mbajtën dhe janë numëruar afro 60 përqind e votave në Komunën e Pejës, vihet re se çfarë vendi po zë Husaj.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Aktualisht në krye të listës është kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri. Vendin e dytë në këtë komunë e ka kandidati i VV-së ndërsa vendin e tretë kandidati i AAK-së.

Ndërkohë, kandidati i PDU-së, Kreshnik Husaj, ka mbledhur 0.17% të votave, e thënë ndryshe 66 vota.

Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2019, Kika u vu në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohej për përfitim parash dhe favore seksuale nga femrat dhe meshkujt, të cilëve u premtonte vende pune.

Husaj u arrestua pasi në drejtim të tij kishte më shumë se 30 denoncime nga persona të ndryshëm. Kika asokohe prezantonte një emision me emrin “The One Show nga Kika”.

Por jo vetëm kaq, pasi një tjetër denoncim u bë edhe nga një grup djemsh, të cilët deklaronin se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika.

Ky i fundit, sipas pretendimit të tyre, iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë. Denoncime kanë bërë edhe disa vajza pjesëmarrëse në emisionin, të cilat kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij.

E historia nuk mbaron me kaq, pasi Kreshnik Husaj ka qenë i arrestuar edhe më parë në Pejë, ku akuzohej për prostitucion. Kika, ish-banori i Big Brother akuzohet të ketë detyruar gruan e tij të kryejë prostitucion.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group