NDODH GJITHÇKA TE JUVE-ROMA! Kean shënon, Mourinho “luan mendsh”: penalltia e humbur dhe Zaniolo OUT (VIDEO)

Juventusi ka gjetur golin ndaj Romës me anë të Moise Kean pas një krosimi të bukur nga De Sciglio dhe pasi një goditje me kokë e Bentancur përplas topin te koka e sulmuesit të ardhur nga Everton, duke përfunduar në rrjetë.

Por, një tjetër lajm duhet evidentuar në pjesën e parë. Ndeshja e Nicolò Zaniolo kundër Juventusit zgjati vetëm 20 ’. Mesfushori i Romës akuzoi një problem muskulor gjatë ndeshjes së sotme me bardhezinjtë.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Në minutën e 21′ talenti verdhekuq u ul në tokë duke prekur kofshën e tij të majtë, në lartësinë e përkulësit, duke detyruar shokët e tij të skuadrës të thërrasin mjekët në fushë.

Më pas Zaniolo u kthye në fushë por u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë.

Në 26′ zëvendësimi: Stephan El Shaaraëy hyn në vendin e tij. Kushtet e Zaniolo padyshim që do të vlerësohen në orët e ardhshme por ekziston një fantazmë e së kaluarës sepse dikur u dëmtua në Torino ndaj Juventusit dhe e pësoi shumë gjatë…

Por, sikur te mos mjaftonte, Roma kishte shansin per te shenuar golin e barazimit me penalltine e shkaktuar nga Szcecszny dhe e dhene me VAR, por Veretout eshte hipnotizuar nga portieri polak, ish-verdhekuq.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group