Juve fiton/ Orsato anuloi golin dhe dha penallti: “Pse faji im është që humbët penallti?!”

Juventusi merr fitoren e katërt radhazi dhe tashmë rikthehet në majat e renditjes duke ndjekur kështu një lokomotivë që ishte larguar në startin e sezonit!

Vendos goli i vetëm i ndeshjes, ai i Moise Kean, që iu përplas topi në kokë nga goditja e Bentancur. Një avantazh me fat, teksa në fund të pjesës së parë pati edhe rrëmuje e kaos në fushë, ku ndërhyri VAR dhe akordoi penallti për Romën.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

11-të metërsh që humbi Veretout dhe priti Szceczni i cili pengoi armenin Mkhitaryan brenda zone.

Roma humbi edhe Zaniolo për dëmtim.

ORSATO – Kritika të ashpra ndaj vendimit të Orsato për të akorduar penalltinë dhe jo golin e Tammy Abraham në minutën e 44-të të Juventus-Roma.

Dyshimet, megjithatë, janë në zgjedhjen e gjyqtarit për të mos dhënë avantazhin që do të kishte çuar në golin e vetë Abraham.

Orsato i ra bilbilit pas kontaktit në zonë, ndërkohë që portieri kishte ngritur gjithashtu duart për pozicion jashte loje të anglezit (sidoqoftë i mbajtur në lojë nga prekja e Danilos). Në mediat sociale, kritikat e ashpra u lëshuan menjëherë në këtë drejtim…

DAZN kapi audion e një bisede midis Daniele Orsato dhe Bryan Cristante mbi episodin e inkriminuar. “Portieri del, penallti, pozicion jashtë loje, po nëse unë nuk i bie bilbilit? Asnjë avantazh nuk jepet kur ka penallti. Po më fajësoni mua sepse ai humbi penalltinë?”

Por, gjatë intervalit Juventus-Roma, ish-gjyqtari Luca Marelli, në mikrofonat e Dazn, shpjegoi veprimin që çoi në penalltinë e Jordan Veretout, i cili më pas u prit nga Szczęsny: “Eshtë një situatë shumë komplekse, e cila meriton studime të mëtejshme. Problemi i parë është një gabim nga Orsato, i cili ishte i nxituar.

Nëse ai do ta linte aksionin të vazhdonte, goli do të kishte ardhur. Ai fishkëlleu para prekjes së Abrahamit, kjo është arsyeja pse nuk kishte kthim mbrapa.

Ndihmës gjyqtari Bindoni sinjalizoi pozicion jashtë loje të Mkhitaryan, por prekja nuk ishte nga Abrahami, por nga Danilo, i cili e futi përsëri në lojë.

Ne duhet të nënvizojmë gabimin e Orsato, i cili duhej të priste një çast dhe të jepte avantazhin, dhe më pas gabimin e arbitrit të linjës që gabon me flamurin”.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group