Rikthim në auditor pas dy vitesh mësim online, zv/dekania e FHF: Ka një hezitim të studentëve për t’u vaksinuar,

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, i cili rikthen studentët në auditor pas dy vitesh mësim online si pasojë e pandemisë, zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Rakipllari foli mbi përgatitjet e këtij fakulteti që gjithçka të jetë gati ditën e hënë.

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’  Rakipllari e cilësoi këtë vit akademik si një ndër vitet shumë sfiduese për të gjitha institucionet arsimore.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“Vijmë pas dy vitesh mësim në kushte pandemie dhe mësim online, ndaj edhe kemi një sërë paqartësish për mënyrën si do të vijohet. Sipas urdhrit studentët do të hyjnë në auditorë duke paraqitur certifikatën e vaksinimit, duke shmangur mësimin online,” u shpreh ajo.

Sa i takon procesit të vaksinimit të studentëve, si një kusht për pjesëmarrjen e tyre në auditor, zv/dekania u shpreh se fushata e ndërgjegjësimit nuk ishte e mjaftueshme dhe se vendimi u mor shumë vonë.

“Ka patur një hezitim përsa i përket studentëve për t’iu nënshtruar vaksinës. Dhe mendoj se kjo ka ardhur më së pari për shkak të një fushate ndërgjegjësimi jo të mjaftueshme. Nuk është komunikuar mjaftueshëm me studentët. Është bërë e qartë shumë vonë që vaksina do të jetë me detyrim ndërkohë që mund të ishte shfrytëzuar fare mirë edhe muajt e verës për ta sensibilizuar këtë grup moshë. Përvoja na ka treguar që grupmosha e të rinjve nuk hyn në grupmoshën më të rrezikuar. Ndaj mendoj që është dashur të merret një vendim dhe të komunikohet ky vendim shumë më herët. Të merrej vendimi që do të kemi një çelje të auditorëve ama për t’u bërë pjesë e procesit në auditor duhet të kryhet vaksina. Ku lajm është dashur shumë më herët, që të kishim kohë, e mos përballemi me situata të tilla me studentët. Vetë fjala ‘detyrim’ është shumë shtrënguese për ta.”-tha zv/dekania Rakipllari, ndërsa theksoi se kryerja e testit PCR nuk është alternativë e volitshme për ta, për shkak të shpenzimeve financiare.

Zv/dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh si bashkë me kolegët, e kanë kërkuar me ngulm rikthimin e studentëve në auditor. Ajo u shpreh se mësimi online është një mundësi për të mos e djegur vitin akadamik, por është një alternativë e sforcuar dhe jo e natyrshme

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group