“Lëkundet rrjeta”, Broja shënon golin e parë në Premier League

Armando Broja thjesht fantastik. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja,  pjesë e Southamptonit, realizoi golin e parë me klubin anglez në Premier League pikërisht në takimin e parë si titullar.

Në minutën e 53-të të takimit kundër Leedsit, që po zhvillohet në “St. Mary’s Stadium”, talenti kuqezi përmbylli në perfeksion një kundërsulm të shpejtë të vendësve.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Ai ka mposhtur portierin Meslier dhe ka realizuar golin e pare te ndeshjes.

Duhet theksuar se meritë të veçantë në këtë rast kishte Redmond, që i dha mundësinë Brojës të tundte rrjetën nga një distancë e afërt.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group