I akuzuar për blerje votash, arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën

Ish kandidati i LSI për deputet nē Tiranë, Etjon Joka është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të partisë së tij.

Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Apeli i GJKKO-së ka vendosur masën arrest me burg për Jokën në mungesë, ndërsa SPAK i kishte dërguar kërkesë policisë së shtetit për kapjen dhe arrestimin e tij.

Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Etjon Joka e ka mohuar duke thënë se është e sajuar, duke theksuar se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.
Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.
“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Si u zbulua blerja e votave?
I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me skandaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group