‘Foltorja’ elektrizuese e Korçës, Balliu: Po kthehet energjia për t’u përballur me armikun numër 1, Edi Ramën

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka vlerësuar pjesëmarrjen e lartë dhe entuziazmin e demokratëve, në ‘Foltoren’ që u mbajt në Korçë.

Në fjalën e tij pas takimit, Balliu theksoi se kjo ‘foltore’ po rikthen energjinë dhe entuziazmin për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Balliu: Është një moment i cili po rikthen entuziazmin dhe energjinë për t’u përballur me regjimin dhe për t’u përballur me gjithë krimet që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Në këtë aspekt ajo që vlen për t’u vlerësuar është që ‘Foltorja’ ka për qëllim bashkimin e gjithë demokratëve në gjithë Shqipërinë.

PD me anë të kësaj ‘foltoreje’ dhe me Kuvendin që do të bëhet së shpejti do të bashkohet dhe do të jetë gati për të përmbysur një herë e mirë regjimin e Ramës. Qëllimi themelor i kësaj ‘foltoreje’ është bashkimi i demokratëve për t’u përballur me armikun numër një që e ka emrin Edvin Kristaq Rama.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group