Tentojnë të kalojnë lumin, 4 turistë hungarezë mbeten në mes të ujit në Maliq, nxirren nga zjarrfikësit dhe policia

Një ngjarje ka ndodhur në fshatin Plovish ku 4 turistë hungarezë kanë tentuar të kalojnë lumin Devoll.

Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë hyrë mes përmes lumit me mjetin e tyre, por për shkak të thellësisë janë bllokuar brenda.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Kanë qenë zjarrfikësit e Maliqit ata që ka bërë të mundur nxjerrjen e turistëve pa pësuar lëndime.

Në këtë zonë kanë qenë 4 mjete. Të parët që kanë tentuar të futen në lumin Devoll qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra duke u rrezikuar jetën.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë ndërsa kanë çuar në vendin e ngjarjes edhe zjarrfikësen.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group