“Ku po shkon PD-ja e Bashës?” Një tjetër deputete i bashohet “Foltores” së Berishës në Korçë

Ish-kryeministri  Sali Berisha u prit me entuziazëm për “Foltoren” e radhës me demokratët e Korçës.

Në këtë takim janë të pranishëm drejtues të PD ndër vite, lokal dhe qëndrorë, ish-deputetë dhe deputetë aktuale.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Krah Berishës janë dy deputetët e Korçës Edmond Spaho dhe Sorina Koti si dhe të tjera figura të njohura si Gjergji Papa, Andrea Mano, Agron Azisllari, Devis Osmani, Eleina Qirici, Ardi Shkëlqimi etj.

Sorina Koti aktualisht është Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, si përfaqësuese e PD. Kurse Spaho është deklaruar vazhdimisht pro Foltores.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group