Foltorja e Korçës/ Berisha: Basha do të jetë në kryesi dhe pas votimit në Kuvend

Gjatë ‘foltores’ elektrizuese në Korçë, ish-kryeministri Sali Berisha, theksoi se me zgjedhjet në PD, edhe nëse humbet Lulzim Basha do të mbetet në parti.

Duke premtuar bashkimin e PD, Berisha tha se çdokush që largohet nga partia i pakëson radhët, ndërsa solli rastin e Agron Shehaj.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Berisha: A u bë gara me Agron Shehun? Ja unë po e them këtu: Agron Shehu e meritonte te ishte ne kryesi, sepse e votuan 20% atë. Ata 20 përqind ta shihin aty. Po të shohësh në histori ai që ka kandiduar për kryetar nuk ka dal kurrë jashtë kryesisë, ka mbetur anëtar i kryesisë. Sali Berisha ka fituar me 70 përqind ai që rivalizonte ka mbet aty.

Çdo njeri që e kundërshtoi humbi vendin e tij, kjo duhet të marri fund… Kështu ne shkojmë duke krasit veten. Statuti është shumë i drejtë në këtë pikë. Statuti thotë që çdo masë merret me 2/3 e Këshillit Kombëtar.  Ne do bashkohemi, dhe unë përsëri…Ai do mbetet, pa diskutim,  por ama duhet të votojmë. Nuk mund të thotë kurrë që nuk lejoj kuvend

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group