Rama ironi me Bashën: Pse qesh Lulzim? Të kam pikë referimi, po me atë gjumë që bën ti…

Nuk kanë fund replikat mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit.

Rama reagoi pasi Basha i tha që i pëlqen të përfshihet në debatin brenda demokratëve.

Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën realisht që të ndihet keq.

“Ta dini ju, ajo jo që ndodh me ju, mua jo vetëm që nuk më argëton, por realisht më bën të ndihem keq. Sepse është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, po deri këtu nuk kishte shkuar. Është shumë e shpëtuar ajo që ndodh. Foltoren se sholla unë këtu. Foltoren këtu s’ke për ta dëgjuar, nëse s’do ta sjellësh ti foltoren këtu. Pse më ndërhyn?! Pse qesh?”- tha Rama.

(Basha qesh)

“E qeshura që të del natyrshëm, ka filluar që të të dalë vështirësish këto kohë. Të kam pikë referimi. Mendoj për të mirën tënde. Me këtë lloj gjumi që bën ti, me shekuj s’do arrish gjë,” u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement