Maratona e Tiranës, Intermedica do të ofrojë falas testin e shpejtë PCR për COVID-19 për garuesit

Laboratori gjigand Intermedica do të ofrojë falas testin e shpejtë PCR për COVID-19 për garuesit e Maratonës së Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kryebashkiaku shkruan se testi do të ofrohet nga Intermedica falas në misionin për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve në maratonën e Tiranës.

“Laboratori Intermedica në misionin për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve në maratonën e Tiranës në bashkëpunim me @tiranamarathon dhe @bashkiatirane do të ofrojë 𝗙𝗔𝗟𝗔𝗦 testin e shpejtë 𝗣𝗖𝗥 për 𝗖𝗼𝘃𝗶𝗱-𝟭𝟵 për garuesit e Maratonës së Tiranës në datat 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟲 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement