Martin Garrix në vendin e dytë si DJ më i mirë në botë

Martin Garrix ka zënë vendin e dytë në listën e 100 DJ-ve më të mirë në botë.

Kjo në bazë të një vlerësimi të bërë nga revista britanike, ‘DJ Mag’, ndërkohë që vendi i parë i takon yllit tashmë të popullarizuar, David Guetta.

I lumtur për suksesin, artisti holandez ka bërë një reagim në rrjete sociale megjithëse kishte një kritikë.

“Ju lutem, nëse më shpallni si DJ-në e dytë më të mirë në botë, shqiptoni emrin tim saktë”, ka thënë ai pasi organizata kishte shkruar Garixx.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement