“Isha i ri, s’ti dija truket”, Basha mbrohet për marrëveshjen e 2017: Llumit të tranzicionit i intereson status quo-ja

Gjatë debatit në Kuvend, kryeministri Edi Rama si kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës për korrupsion dhe keqmenaxhim të situatës hidrike tentoi të kompleksojë kryedemokratin Basha me problemet e brendshme që po kalon PD.

 

Por Basha në kundërpërgjigje tha se foltorja është halli i Ramës dhe jo i tij.

Llumi i tranzicionit, tha Basha,  është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër dhe se këtij llumi i intereson status quoja.

 

Ai u mbrojt edhe për marrëveshjen me Ramën në 2017, duke deklaruar se ishte i ri dhe nuk ja dinte truket.

Basha: Foltorja nuk është halli im, është halli jot, foltorja është ding-dong u, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty , nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi  dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak , nga Elbasani në Shijak, apo se ta ka qejfi  ti greposh e ti gradosh  për ti hedhur kundër opozitës ? Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua , por tani ti ka mësuar gjithë bota.

Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Pse? Sepse ju notoni në luks dhe pushtet.

Sepse zotrote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë dhe darka sheikësh e kriminelësh e  oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e thjeshtë të zonës elektorale që përfaqëson. Këto janë interesat tuaja dhe prandaj e keni shkatërruar edhe reformën në drejtësi, keni kapur përbishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerët tanë  strategjikë duke shkuar javë për javë duke  u thënë veproni, veproni, veproni. Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit, e të tjerëve këtu dhe u thonë mos veproni.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement