Kokë më kokë për “Becchettin”, Rama: Politikë me një të kërkuar; Basha: Arrestoje, po gjobës 120 mln euro si t’ja bëjmë?!

Ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti” ka përplasur në debate kreun e mazhorancës dhe opozitës.

Ndërsa Rama i bëri të qartë opozitës se nuk do të ngriohet ky komision dhe se po bëjnë politikë me një person në kërkim nga drejtësia shqiptare, Basha i bëri të qartë se mund ta arrestojë që sot.

Sipas Bashës problemi nuk është arrestimi apo mosarrestimi i tij por fakti se shqiptarët do të duhet ti paguajnë 120 milion euro dëmshpërblim së bashku me interesat.

Basha: Ti thua është shpallur në kërkim dhe ne po mbrojmë një njeri të shpallur në kërkim. Jo more jo. Arrestoje Beketin sot. Ti që ke  marrëdhënie të shkëlqyera, por në fakt s’ta hap derën njeri sepse e dinë që je babai dhe nëna e kokainë në të gjithë Europën Perëndimore. Arrestoje Beketin, por nga ana tjetër ti je i dënuar me vendim  që ti nuk e fsheh dot nga ministria jote e Drejtësisë ka dalë, nga 184 ka dalë. Ja ku është vendimi. Ky është vendimi që ky thotë nuk ekziston. Bashkë me  interesat 120 milionë euro të cilat duhet t’i paguajë Shqipëria për shkak të luftës së tij personale me atë që  thotë është në kërkim.

Është në kërkim, merre arrestoje. Por kësaj si do ia bësh? Sepse Eurocontrol ka filluar t’ua marrë paratë shqiptarëve, Albcontrol-it. Madje ka informacione që na kanë zënë edhe pronat në Bruksel për të paguar këtë që është në kërkim. Ky që është në kërkim arrestoje pra. Megjithëse me këta në kërkim nuk ke ndonjë rekord të mirë ti se Zaganin e çove në kërkim dhe mbrojte Saimir Tahirin. Kjo është qeveria jote. Zagani në kërkim Saimir Tahiri në dhomën e gjelbër në Shtëpinë e Bardhë, ky je ti. Ia ule kokën edhe presidentin Obama. E more kryetrafikantin e çove në Shtëpinë e Bardhë. Por prapë po të them, ai vaji i kandilit ka marrë fund. Ta kanë marrë vesh. S’ka thes që të shpëton më me vulë shqiptare, turke apo serbe që çon në Ëashington për të paguar lobistë. Tani të  kthehemi pak tek çështja kryesore.

Nga foltorja e Kuvendit Basha deklaroi se po kaq e pavërtetë është dhe deklarata e Ramës se nuk është rritur çmimi i energjisë gjastë qeverisjes së tij apo i karburanteve.

Basha: Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e çoi nga 7.2 në 9.4 lek? Unë e çova? Kush e çoi në  2014-ën apo 2015-ën? Kush e shtoi 240 lekë çmimin e karburantit me taksën Rama? Dikë këtu e detyroi që të firmoste VKM-të se kishe frikë se shkoje në burg dhe detyroje atë të firmoste VKM-të ditën dhe shante qeverinë natën. Të dilet ë gënjente. Kujt  t’i djegë lë të qeshë. Doli tha është taksa që ka vendosur PD-ja. Jo more jo. Transferimi i taksës së qarkullimit në taksën e karburantit ishte 7 lekë bashkë me TVSH-në 8.4. Kush ia shtoi 240 lekë karburantit? Ishte 8.4, kush ia shtoi? Ky këtu. Prandaj karburanti edhe javën e  kaluar se tani nuk e kemi kontrolluar ishte më i shtrenjtë se në Austri, prej këtij këtu. Qetësohu mo qetësohu, kaq shumë të dogji mo burrë? S’të detyrova unë të firmosje VKM-të. Kur të thërrasi SPAK-u thuaj më detyroi ai. SPAK-u me dhëmbë jo ky me protezë, por do të vijë edhe ai se ndalni dot gjatë pa merak. Tani këto çmime prekin 650 mijë familje. E di ti çfarë do të thotë një familje që s’paguan dot faturën e energjisë? Apo s’ta vërshëllen fare ty? Po 2 familje?

Po një lagje? Po 650 mijë familje që nuk paguajnë dot energjinë e rritur nga ty e di se  çfarë do të thotë? Ti, lideri global i satelitëve në vendin ku njerëzit blejnë gjysmë buke, dy karota dhe dy qepë. A nuk je ti që ke 12 jetë kryefamiljarësh në ndërgjegje sepse kanë vrarë jetën në qeli kur i ke plasur brenda për energjinë elektrike? 1 mijë të tjerë i ke futur në burg, 400 mijë të tjerë kanë kaluar të paktën 1 natë në komisariat. Në cilin vend tjetër ka ndodhur kjo? Sado të përdridhesh dhe spërdridhesh këtu faktet janë ato që janë.  Faktet janë se ti je përgjegjësi për vjedhjen 10 milionë euro me vetëm 3 tenderët e fundit. Shiko çmimin e bursës dhe sa i ke blerë. Ku i ke faktet? I kemi publikuar 3 herë vetëm 5 ditët e fundit. I ka parë e gjithë Shqipëria vetëm ti refuzon t’i shohësh sepse ti jeton në gënjeshtrën tënd. Rrena, propagandë, luks dhe terror ndaj të varfërve. Kjo është  bota jone ndaj nuk ke veshë të dëgjosh . Pse e ke blerë 10 milionë euro më shumë në 3 tendera sesa çmimi i tregut. Tunelin e Llogarasë pse e ke 12 milionë euro më shtrenjtë se oferta më e ulët?

Pse e zbraze kaskadën e Drinit dhe e shite 60 apo 70 milionë euro në gusht, kush ta kishte fajin? Zoti ta kishte fajin? Apo shquhet Shqipëria për përmbytjet e gushtit dhe e blen tani 3-4 fish, pse? Në rastin më të mirë për ty, më të mirin e mundshëm, tregon që je njëri që s’ke aftësinë të jesh as drejtor kopshti fëmijësh. Në rastin e vërtet tregon që je në krye të një kupole hajdutërie, edhe ma ke marrë dhe shef, drejtues politik aty ku je deputet, kryehajdutin e OSHEE-së. Aty lidheni bashkë, aty lidhni dhe të tjerët. Kështu që, mos u përpjek të bësh kot diversion, kjo nuk është krizë, kjo është kriza e korrupsionit tënd. Dhe korrupsioni jot konsiston në marrjen e parave nga taksat e shqiptarëve, për një grusht oligarkësh. Tani ta sqarojmë, meqë ti bën sikur se kupton diferencën midis sipërmarrësve të mëdhenj, të ndershëm dhe oligarkëve të tu të cilët, nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Një nga një t’i marrë unë.

Pse të ra heshtja të në mbledhjen e kaluar, kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë? Do emra ti? Emra do? Ti them unë. Të mori baca Çet ty? Të mori baca Çet? Kështu? Zymiri të mori për tynelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë futur dhe ca të tjerë që si dihet ku fillojnë paratë e drogës dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu. Se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë, gjysmën i paguani me paratë që keni vjedhur shqiptarët. Se Tirana thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive tua? S’të vjen mirë ty. Kujtove se do të vazhdosh teatrin ti, prandaj kapesh me thonj pas foltores. Mbaroi koha e teatrit!

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement