Debati në rrjet! Albi Nako u përgjigjet kritikave

Pas debatit në rrjete sociale mbi një episod të spektaklit për fëmijë “T’ka mami yll”, Albi Nako pranoi se kanë përdorur një batutë jo të duhur, por aspak dashakeqe dhe bullizuese.

Në videon e shkëputur nga emisioni, u shfaq një vajzë përballë jurisë e cila përbëhet nga Erjona Rusi, Albi Nako dhe Riselda Sejdia. Gjatë bisedës së shkurtër, vogëlushja filloi të pyetej në lidhje me peshën dhe marrëdhënien me ushqimin.

Në një intervistë për emisionin “ABC e pasdites”, Albi Nako, autor i “T’ka mami yll”, u shpreh:

“Duhet të ishte i pranishëm edhe babai i Lianës, por për arsye të trysnisë së opinionit të publikut, ai nuk e pa të arsye për të qenë i pranishëm. Është vajza e një miku, e pranishme në akademi që prej 6 muajsh, aspak me aspiratat për t’u bërë balerinë, por e dorëzuar nga babai i vet tek unë konkretisht, dhe ky është një fakt, për arsyen e shëndetit. Që do të thotë se fëmija nuk ka lidhje me baletin, por vetëm të ushtrohet fizikisht që të heqë dorë nga ushqimet [e pashëndetshme].”

Në vijim, ai shtoi se “si zhargon, ndoshta edhe nuk mund ta mohoj që kemi përdorur ndonjë batutë jo të duhur, por aspak dashakeqe. Nuk mund ta quaj që ishte një bullizim.”

Së bashku me Erjona Rusin, ata mohuan me forcë që situata të jetë krijuar për zhurmë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement