CR7 e ‘tepron’ kësaj radhe, dhurata e tij e bën Georginën të qajë

Por kësaj dhurata e tij ka suprizuar dhe vetë Georginën e cila nuk ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj.

Në foton e publikuar nga modelja shihet një nga bagazhet më ikonike të Louis Vuitton në të cilën mund të ruhet një sasi e madhe e bizhuve dhe siç duket është ideale për udhëtimet e gjata.

Dhurata e Cristiano Ronaldos përfshinte edhe tre çanta të tjera me të njëjtin funksion.

Sidoqoftë, ajo që i ka lënë ndjekësit e saj pa fjalë, dhe sigurisht edhe vetë modelen, është çmimi i kësaj dhurate.

Ky bagazh kushton 124,000 euro.

‘ Malle Vendôme’ është një nga artikujt më luksozë të firmës së njohur dhe u krijua si një dhuratë për përurimin e butikut të kësaj marke në Place Vendôme epiqendra e argjendarëve parizianë.

Me dimensione që arrijnë 140 centimetra në lartësi , ai ka tetë sirtarë për të ruajtur stoli, një bust për gjerdan, një pasqyrë të lëvizshme.

‘Jam pa fjalë’ shkruan modelja në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar dhe me një emoji që tregon që po qan nga gëzimi dhe me një zemër për partnerin e saj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement