Arben Ahmetaj sfidon Kim për patronazhistët: Do t’i përdorim prapë

Pak ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka kërkuar që të hetohet skandali i patronazhistëve, të cilët u përdorën nga PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke shpërndarë një postim të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili thotë tekstualisht se:“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, ambasadorja Kim, u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë.

 

Por duket se Arben Ahmetaj i cili pati pikërisht një takim dje me ambasadoren e SHBA, nuk mendon kështu.

Madje sot në parlament ai foli me superlativ për “patronazhistët” dhe premtoi se do t’i përdorin “sërish për të fituar edhe mandatin e katërt”.

“Kërcënuat patronazhistët, t’u vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë me të gjitha instrumentet që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt”, deklaroi Ahmetaj nga parlamenti.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement