Angela Martini i bën një super urim bashkëshortit për ditëlindje

Angela Martini dhe Dragos Savulescu padyshim janë nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.

Së fundmi, bashkëshorti i modeles ka festuar ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungote një urim plot dashuri nga ana e Angela-s. Ajo ka publikuar një video përkrah Dragos, duke treguar se nuk do të ndryshonte asnjëherë asgjë.

“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tend. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, janë fjalët që Martini ka shkruar krahas videos.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement