Akil Pano shpërthen ndaj Zhaklina Lekatarit

Pastor Akil Pano i është kundërpërgjigjur  komenteve të blogeres, Zhaklina Lektatari, e cila sipas tij e ka cilësuar këtë të fundit injorant.

Ai tha në “Ditë e Re”  se këto lloj etiketimesh nuk janë nderuese për askënd.

 

“Në një panel diskutimi kur debati nis me 2 gay apo 2 lezsbike, me gjithë dashurinë që kam për ta.

Kam dëgjuar etiketime( tufë të çmendurish, injorantë)  që kanë dalë nga emisione nga ky televizion. Do  ishte shumë nderuese për televizionin dhe moderatorët të distancohen nga etiketime të tilla.

Kur ky grupim kaq i madh (që është pro familjes tradicionale) konsiderohet si grup të çmendurish, nuk i jep dinjitet as televizioneve as njerëzvve“, tha Pano.

Bëhet fjalë për intervistën që Zhaklina Lekatari ka dhënë në emisionin Expuls para pak kohësh në RTV Ora.

“Mua më ngrihen qimet përpjetë kur shoh që një imam dhe një pastor, që vetëm imam dhe pastor nuk janë, janë bashkë “pro familja” kundër komunitetit LGBT. Pastori Akil Pano dhe imami Ahmed Kalaja janë bërë bashkë tashmë dhe kanë një koalicion “pro familja” për të mbrojtur familjen shqiptare”, ka thënë blogerja në Expuls.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement