Yuri Kim takon Ahmetajn: Qeveria të marrë veprime, e kemi seriozisht luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ku bën me dije se ka diskutuar në lidhje me korrupsionin dhe luftën pa kompromis ndaj tij.

 

Ajo thekson se SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë.

 

Yuri Kim: Unë pata një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, të cilit i theksova vullnetin e SHBA-ve në mbrojtje të demokracisë dhe të të biznesit. Gjithashtu nënvizova faktin që SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur. Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara.

Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA-të do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement