“Nuk do të bëj skena”, Fifi flet më shumë për raportin me Granitin

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” pati momente emocionuese. Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.

Graniti: E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka.

Fifi gjithashtu pohoi se me Granitin ndihet mirë dhe se mund të lindë diçka.

Ndërkohë, ditën e sotme Fifi ka diskutuar me Ilirin dhe Palomen për raportin me Granitin dhe mënyrën si mund ta shohin anëtarët e familjes së saj këtë dyshe.

“Në rregull, por edhe unë e kam një babë e një nënë që munden me ardh e me më nxjerrë jashtë. Ata e kanë problem këtë pjesë. S’do ta kenë problem nëse unë do të pëlqej  dikënd. Unë skena nuk do të bëj, kjo është e padiskutueshme.

Për këtë refuzoj që të bëj jakuzzi, me u la në dysh me të, refuzoj që të futem edhe në pishina. Jo për ato, e kam komplekas timin. Janë shumë gjëra, nuk është se unë u çova një ditë të bukur dhe nënën e babën e kam liberal unë”, është shprehur Fifi në bisedë me Ilirin dhe Palomën.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement