Kjo është arsyeja pse Aurela Hoxha nuk publikon kurrë foto me partnerin

Në “Instagrami-in” e Aurelës gjeje vetëm foto me bikini nga pushimet, apo eventet e ndryshme, ndaj dyshimet u shtuan akoma më shumë se lajmi ishte “fake”.  Mirëpo, kur Hoxha u shfaq me të birin në krah, nuk kishte më vend për dyshime.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, ajo ka folur rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe shumë detajeve nga jeta private.

 

Aurela u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pasi solli në jetë të birin, ndonëse nga postimet në rrjetet sociale dukej më në formë se kurrë.

Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë.

 

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mua dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodh që të më nervozojë. Edhe nëse e bën si të më qetësojë, është njeri shumë i mirë dhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem.

Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton”, përfundoi Aurela, duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement