‘I shohim si shokë’, revoltohet Fifi nga mendimet e konkurrentëve për raportin e saj me Granitin

‘Big Brother VIP’ mbrëmjen e djeshme pati momente emocionuese, por edhe diskutime të forta. Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.

Graniti: E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka.

Fifi gjithashtu pohoi se me Granitin ndihet mirë dhe se mund të lind diçka.

Ata panë gjithashtu mendimet e banorëve për ta ku shumica mendonin se mund të kenë thjesht shoqëri. Fifi reagoi ndaj Palomës duke i thënë se nuk e priste prej saj atë lloj komenti, pasi ka treguar kofidenca me të dhe Paloma i tha se ajo nuk i ka shprehur që pëlqen Granitin, pra nuk kishte pse mendonte të kundërtën.

Gjithashtu nuk priti mirë komentin e Semit, e cila kishte thënë se ‘po karikojnë njëri-tjetrin’ dhe e komentoi si të shpifur.

Në dhomën e rrëfimit Fifi u shpreh se ka vënë re se edhe Semi mund ta pëlqejë Granitin.

E sigurt është se Fifi dhe Graniti nuk e shohin njëri-tjetrin si miq.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement