Është vajzë! Njëra nga ish-konkurrentet më të bukura të “Big Brother” do të bëhet nënë për herë të dytë

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga “Big Brother 1” sërish ka një kuriozitet të madh rreth ish-konkurrentëve.

Ilda Gega, ish-banorja e këtij edicioni që me siguri e kujtoni për sherrin e parë live me një tjetër konkurrente të quajtur Mardiola, është në pritje të ëmbël!

Bukuroshja ka publikuar një foto në Instagram ku bie në sy barku i saj i rrumbullakosur ku ka shkruar “Who runs the world? Girls!”. Me këtë shprehje, mesa duket ajo ka konfirmuar edhe gjininë e fëmijës që shumë shpejt pritet të vijë në jetë.

Ilda jeton në SHBA prej vitesh, ku dhe ka gjetur gjysmën e saj më të mirë, Christopher. Ata kanë një djalë së bashku.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement