Angelina Jolie fotografohet krah ish-bashkëshortit në një restorant luksoz

Aktorja Angelina Jolie është fotografuar krah ish-bashkëshortit të saj, Jonny Lee Miller. Sipas “Daily Mail”, ish-çifti shkuan bashkë në një restorant në Beverly Hills.

Ylli i “Maleficent”, e cila është ende në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin tjetër, Brad Pitt, për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, kishte veshur një pallto të zezë dhe taka. 46-vjeçarja u fotografua në makinën e Miller para se dyshja të futej në restorant.

Kjo ka ngritur dyshimet se aktorja mund të rikthehet me 48-vjeçarin. Dyshja u panë bashkë për herë të parë në muajin qershor të këtij viti, kur Jolie u pa duke shkuar në apartamentin e Miller në Nju Jork. Ajo mbante në dorë edhe një shishe verë të shtrenjtë. Pas disa orësh, Jolie doli nga apartamenti dhe u largua.

Megjithatë, kohët e fundit, artistja është përfolur edhe për një romancë me këngëtarin The Weeknd. Kjo për shkak se ata janë parë dy herë duke drekuar me njëri tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement