Trajneri Reja “vulos” formacionin antiPoloni

Mungojnë Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në Budapest, por mesfushori Endri Çekiçi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet zyrtare të UEFA-s.

Në portë trajneri do të konfirmojë Etrit Berishën, që është në formë mjaft të mirë dhe do të luajë me shiritin e kapitenit në krah.

Në mbrojtje, krahas Ismajlit e Kumbullës, do të zbresë në fushë edhe Veseli, që do të marrë vendin e Gjimshitit të dëmtuar, pasi edhe në Hungari tregoi se është në formë mjaft të mirë.

Në mesfushë do të konfirmohen katër nga 5 titullarët e përballjes ndaj Hungarisë, me Hysajn e Trashin nga krahët dhe Gjasulën e Baren në qendër, ndërsa Nedim Bajrami do të luajë nga minuta e parë në vendin e Çekiçit të pezulluar.

Sulmi ndryshon, pasi Rey Manaj do të zëvendësojë Cikalleshin dhe krah tij do të luajë titullar Armando Broja. Forma e tij e mirë, me tre gola dhe dy asiste në 81 minuta të luajtura në tri ndeshjet e fundit, ka bërë që trajneri Edi Reja të mos guxojë ta lërë sërish në pankinë, aty ku ndaj Polonisë do të ulet beratasi Myrto Uzuni.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement