Tha se nuk ka asgjë mes tyre, por Semi Jaupaj “surprizohet” nga Donald Veshaj

Afrimiteti i Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka ngritur dyshimet se mes tyre po lind një histori dashurie. Artistët janë njohur më parë me njëri-tjetrin, pasi Semi është shoqja e ngushtë e moderatores Bora Zemani, e cila është ish e dashura e aktorit të humorit.

Pavarësisht ndarjes së ish-çiftit, Donaldi dhe Semi vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira bashkë. Diskutimet, afrimiteti, lojërat që ata bëjnë me njëri-tjetrin, i kanë bërë edhe banorët e tjerë të dyshojnë se mes tyre mund të ketë diçka.

Ndonëse e mohuan, ditën e djeshme, Donaldi ka bërë një veprim të papritur. Aktori i humorit shkoi tek Jaupaj gjatë kohës që ajo ishte në vaskë së bashku me Beniada Nishanin, dhe i vendosi një kurorë me lule në kokë.

Gjatë bisedës së djeshme mes Semit, Donaldit, Palomës dhe disa banorëve të tjerë, këngëtarja ua bëri të gjithëve të qartë se mes saj dhe Veshajt nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri dhe respekt.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement