“Nuk ke ecur kurrë në muzikë”, Fifi debaton me Sheilën për jetën profesionale

Duke përmendur mundësitë e secilit prej konkurentëve për të pasur sukses, Fifi gjatë diskutimit i është drejtuar Sheilës, duke i thënë se ajo është artiste shumë e mirë, por që sipas saj nuk ka ecur kurrë.

 

Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga Sheila, e cila ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur për fajin e saj, por për atë të njerzëve me të cilët ka punuar.

“Kam dy vjet që kam punuar për këtë dhe do nxjerr një album të tërë, atëherë hajde flasim. Ti nuk e di sesi mund të më ecë mua zemra ime. Nuk kam ecur sepse s’kam punuar me njerëzit e duhur” tha Sheila, duke iu drejtuar Fifit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement