Talenti kuqezi merr vëmendjen e “Gazzetta dello Sport”

Shqipëria ëndërron Botërorin falë “baby” Brojës. Një titull i gjetur nga “Gazzetta dello Sport”, që i ka kushtuar një shkrim të gjatë talentit kuqezi, që me dy golat e shënuar ndaj Hungarisë, më “Elbasan Arena” dhe “Puskas Arena”, i ka bërë shqiptarët të besojnë te mrekullia.

“Rruga e shkëlqyer e ndjekur nga Edy Reja”, shkruan gazeta prestigjioze italiane, “është rezultat i përparimit koral dhe ekipor, por tani është zbukuruar me një “xhevahir”, që është shfaqur kohët e fundit me fanellën e Shqiponjave: Armando Broja.

Për shumicën e të pasionuarve ky emër do të thotë shumë pak dhe, në fakt rezymeja e tij profesionale flet për një sezon në shifra të dyfishta golash ​​në Holandë, në Vitesse Arnhem, dhe pesë aktivizime me minutazh të kufizuar në Premier League. Broja, megjithatë, i ka befasuar të gjithë me ekipin e tij kombëtar, teksa ka shënuar në tri takimet e fundit me Shqipërinë, duke qenë përcaktues në përballjen e dyfishtë me Hungarinë.

20-vjeçari ka zbritur në fushë vetëm 83 minuta me Southamptonin në Premier League, ndërsa me Shqipërinë numëron 9 takime që nga debutimi i tij në shtator të vitit 2020.

Vendimtar: Sigurisht, kundër San Marinos nuk ishte një ndeshje e pamundur, por në fund të pjesës së parë ekipi i tij kishte avantazhin e vetëm një goli. Reja e aktivizoi në pjesën e dytë dhe Broja shërbeu për golin e epërsisë së dyfishtëm, shënoi atë të 3-0 si dhe ndihmoi partnerin e sulmit, Uzunin, të realizonte një gol të thjeshtë.

Të gjitha në 35 minuta nga hyrja e tij në fushë. Më pas dy golat në përballjen e dyfishtë me Hungarinë, që i dha mundësinë Shqipërisë të mbetej e dyta në grup -4 nga Anglia, +1 nga Poloninë dhe +5 nga hungarezët. Tani, sfida vendimtare me Poloninë për vendin e dytë. A do të ketë vend në formacion për një Armando Broja të tërbuar?

Kush është Broja: I lindur në vitin 2001, në Slough, rreth 30 kilometra larg Londrës, Broja u bashkua me Tottenham Hotspur në moshën 6-vjeçare, por në moshën 8-vjeçare iu bashkua Chelsea-t, ku kaloi nëpër ekipet zinxhir, derisa debutoi me skuadrën e parë në mars të vitit 2020, kundër Evertonit. Frank Lampard e aktivizoi 4 minuta nga fundi në vend të Giroud. Atë vit, Armando i befasoi të gjithë duke dominuar Fa Cup të të rinjve me 4 gola dhe 5 asistime në katër ndeshje dhe në fund të sezonit klubi anglez vendosi ta huazonte te Vitesse Arnhem, në Holandë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement