Do martohen? Modelja ruse po zgjedh fustanin e bardhë, Don Xhoni habit me gjestin e fundit

Marrëdhënia mes këngëtarit Don Xhoni dhe modeles ruse ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Gjithçka nisi kur modelja Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

Më pas, dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkaloi kufijtë dhe ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja gdhendi në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë.

Ajo që ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjithëve janë postimet e fundit të modeles, ku shfaqet e veshur me fustan nusërie, ndërsa nuk ka munguar as komenti i Don Xhonit sigurisht!

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement