Albi Nako bullizon për peshën e saj vajzën e mitur

Pasi bullizimit që i bëri një 40-vjeçareje e cila i habiti të gjithë me energjinë e saj, Albi Nako nuk ka “kursyer” pas fëmijët e vegjël .

Së fundmi ai ka bullizuar një vajzë të vogël, për shkak të peshës së saj.

Vajza e cila është konkurente për kërcim në emisionin ‘T’ka mami yll’ është ironizuar nga Nako për peshën duke e pyetur nëse i pëlqen më shumë të kërcejë apo të ushqehet. Vajza i thotë se i pëlqen më shumë të kërcejë dhe ai sërish e pyet nëse është e sigurt apo jo.

Ndërsa Erjona Rusi e vendos mes zgjedhjes: A do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer?

Në pjesë të ndryshme të bashkëbisedimit, juria vendos në siklet vajzën, ndërsa emisioni transmetohet pa asnjë problem në një televizion publik kombëtar!

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement